logo

#
    Linke te tjera

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

#
#
Historia e shkolles se mesme "JORDAN MISJA"  Shkoder
#

Në jetën e një qyteti mund të ketë ngjarje nga më të ndryshmet, të
tilla që mund të mbesin në kujtesën e të gjithëve ose që koha krejt
padashje i fshin pa shumë zhurmë dhe bujë. Mund të ndodhë që në
kujtesën e njërëzve të hyjë natyrshëm nga emri dhe nga fama edhe një
shkollë, e cila pa rreshtur, vit pas viti , kohë pas kohe, ngjarje
pas ngjarjesh, epokë pas epoke , diti të zërë një vënd nderi në
jetën e qytetit të lashtë tepër fin në përzgjedhjet kulturore. Një
figurë e njohur në një fushë të caktuar të dijes , profesor a
mësues, doktor, piktor, poet a shkrimtar, deputet a politikan,
kryetar Bashkie apo prefekt , një olimpiadë që fitohet nga një i
Jordanit, studentë të shkëlqyer në Universitetet botërore dhe si
gdhëndës i sprovuar Jordan Misja diti të gdhëndë emrin e vet në
analet e shquara të Shkodrës .Shkolla Jordan Misja e nisi jetën në shtator të vitit 1957,kur detyra kryesore e arsimit shqiptar ishte pikërisht shrirja e arsimit të mesëm.


Gjithçka filloi në godinën e shkollës shatëvjeçare Jordan Misja
në lagjen që atëherë quhej 7 Nëndori.Më pas mori shkolla u
emërtua si shkolla Branko Kadija duke e shkëputur gjimnazin nga
shkolla . Ndërtesa e shkollës ishte pronë e një qytetari që e vuri
atë në shërbim të arsimit. Disa dhoma që më parë kishin qënë shtëpi
banimi pa shumë kushte,por gjithsesi ishin një nga shkollat e
mesme të Shkodrës,qytetit me më shumë tradita në fushën e arsimit.
Duhet theksuar se deri atëherë në qytet funksiononin tre shkolla të
arsimit të mesëm të përgjithshëm të cilat së bashku me shkollat e
arsimit profesional krijonin mundësitë që pjesa më e madhe e
fëmijëve shkodranë që mësonin në shkollat shatëvjeçare të kishin
mundësi të mësonin në shkolla të mesme.Drejtori i parë i shkollës ishte Mahmut Kaja. Në vitin e parë të jetës së saj shkolla ka patur 64 nxënës të ndarë në
dy klasa dhe në të kanë dhënë mësim 6 mësues. Të 64 nxënësit vinin
nga shkollat shtatëvjeçare 10 Korriku, Vasil Shanto, dhe nga
vetë shkolla që tashmë ishte shndërruar në shkollë 11- vjeçare.
Përbërja shoqërore e nxënësve ishte heterogjene ,ndërkohë që
predominonin nxënës nga lagja Skëndërbeg.Fillimisht në ditët ,
në muajt dhe në vitet e para shkolla ka patur natyrisht jo pak
vështirësi, të cilat nisnin nga ambjentet , që jo rallë mungonin
duke i detyruar mësuesit të zhvillonin mësimin në dy turne . Për
këtë u desh të merrej në dispozicionin e shkollës edhe një ambjent
tjetër privat përballë ndërtesës të shkollës Jordan Misja.Por
megjithë vështirësitë e fillimit mësuesit arritën të  krijonin
kushte relativisht të mira për zhvillimin e mësimit , madje u arrit
të krijohej edhe një laborator fizike ,që ndonëse nuk përballonte
tërësisht zhvillimin e punëve laboratorike ,krijonte jo pak mundësi
për demostrime dhe konkretizime në orët e mësimit. Nga viti në vit
numri i nxënësve erdhi duke u shtuar duke sjellë edhe rritje të
numrit të personelit mësimdhënës. Kështu , nëse në vitin e parë të
shkollës kemi 64 nxënës dhe 6 mësues , një vit më vonë do të jenë 88
nxënës dhe 10 mësues ; pas dy vitesh 124 nxënës të ndarë në 4 klasa
dhe 8 mësues pas dhjetë vitesh 429 nxënës të ndarë në 13 klasa dhe
25 mësues pas 20 vitesh 523 nxënës të ndarë në 15 klasa dhe me 26
mësues e kështu me rrallë.

Aktualisht shkolla ka 958 nxënës dhe në të japin
mësim 40 mësues . Ndërsa sipas statistikave kanë mbaruar shkollën e
mesme të përgjithshme Jordan Misja 4956 nxënës.Në tetor të vitit 1960 nxënësit e shkollës Jordan Misja lënë ndërtesën e shkollës të vjetër për të hyrë në godinën e re ku shkolla vazhdon te jetë edhe tani. Për ndërtimin e saj shteti asokohe shpenzoi 1.100.000 lekë të reja.Në thuajse 50 vite punë shkolla ka patur rezultate shumë të mira. Natyrisht për të arritur këtë është dashur shumë punë ,mund,djersë e sakrifica jo të pakta, qoftë nga nxënësit , qoftë nga mësuesit ,të cilët kanë bërë shumë për ti dhënë emrin e mirë që shkolla ka sot kudo. Vështirësitë e nisjes të rrugës të gjatë e të
mundimshme që u shkaktuan nga mungesat e shumta të bazës materiale,
të traditës dhe të përvojës u kaluan me sukses nga kolektivi mësues
- nxënës dhe nga drejtoria e shkollës. Vit pas viti shkolla ka
sukseset e saj , që nisin të jenë të shumta. Tradita e mësimdhënjes
tashmë konsolidohet. Koha nis të eleminojë të gjithë politizimet
dhe ideologjizimet , që në vitet e diktaturës janë themelore në
jetën e shkollës Jordan Misja.

Por megjithatë shkolla pati dhe ka një numër të madh profesorësh të nderuar , që i dhanë emrin kësaj shkolle dhe që e bënë atë një nga shkollat më në zë jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë si : Bahri Beci, Dallëndyshe Haxhija, Eleonora Boriçi, Ferid Teli, Fejzi Perdja, Habibe Burrja,
Ahmet Striniqi, Frederik Bjanku, Katjusha Garunja, Kolë Nuku, Neki
Lezha, Nikolin Preka, Jusuf Shpuza, Selami Tabaku, Sadetin Mandia,
Tomorr Osmani, Veronika Gjindi, Ylbere Trashani, Bashkim Bejleri,
Mishel Katundi , Besim Zagani, Ermelinda Gjini , Adriana Preka,
Agron Shishkja e plot figura të tjera të nderuara .Kjo plejadë kuadrosh dhe mësuesish edukatorë , që krijuan emrin e mirë të shkollës Jordan Misja u dalluan për një punë plot pasion dhe përgatitje profesionale . Rruga e gjatë, e mundimshme për të ndërgjegjësur një numër të konsiderueshëm
nxënësish, breza të tërë që tashmë janë ata që në jo pak raste
drejtojnë edhe jetën e qytetit për ti pajisur ata me dije të
mirëfillta bashkëkohore, për ti përgatitur njëherazi edhe për
shkollat e standarteve europiane , ka patur e ka treguesit e vet. Në
të gjithë historinë thuajse se 50 vjeçare shkolla ka patur si tipare
qënësore të saj nivelin e lartë pedagogjik të orës të mësimit ,
punën e specifikuar drejtuese , veprimtarinë shkencore dhe
letraro-artistike e atë që e ka dalluar më shumë Jordan Misjën
në të gjithë shkollat e tjera , rezultatet e larta në olimpiadat në
shkallë rrethi e kombëtare si dhe përfaqësimi tepër dinjitoz të
nxënësve tanë në Universitetet botërore. Në fund të fundit kjo është
edhe dëshmia më e gjallë dhe e qartë e faktit se gjatë këtyre 50
viteve janë përballuar me sukses të gjitha vështirësitë që mund të
ketë patur i gjithë sistemi dhe më pas periudha e tranzicionit.
Që në momentet e para të jetës të saj e deri në
ditët e sotme , mësuesit e kësaj shkolle në mënyrë të vazhdueshme me
pasionin që i ka karakterizuar , me punë të palodhur, kanë ngulmuar
të qëmtojnë nxënësin e talentuar dhe kanë punuar për kualifikimin e
talenteve brenda dhe jashtë orës të mësimit. Ky diferencim si dhe
hulumtimi e shfrytëzimi i kujdesshëm i informacioneve shkencore, i
botimeve bashkëkohore ka çuar në arritjen e sukseseve të ndjeshme në
Olimpiadat e zhvilluara në shkallë rrethi dhe në shkallë kombëtare
duke e veshur emrin e shkollës me aureolën e lavdisë. Në vite e vite
shkollë Jordan Misja është nderuar me 53 flamuj në drejitme të
ndryshme. Në aktivitetet kulturore dhe sportive shkolla ka marrë 112
çmime , diploma dhe fletë nderi. Medaljet dhe urdhrat Naim
Frashëri dhe medalje të arta kanë marrënjë pjesë e mirë e mësuesve
dhe e nxënsëve të shkollës .Ndësa në vitin 1993 i jepet nga
Presidenti i Republikës shkollë sonë medalja Pishtar i Demokracisë
.Ndërsa përfaqësimi në Olimpiada ka qënë pika më e
fortë , ku nxënësit e shkollës kanë patur suksese të njëpasnjëshme.
Loreta Boriçi , Valter Paci ,Oronc Çiftja , Henri Sekuj, Meri 
Tasellari, Andis Papa, Florian Gjoni , Florian Leka , Artuela
Cacani, Albana Pepa , Valbona Ademi , Loreta Prendushi, Blerti
Trashani, Serla Grabova, Mirela Çipriani, Arkit Ademi, Gentian Miho,
Gerard Gjonej, Irida Kastrati, Erald Vuçini, Bledar Bukaqeja, Ilira
Troshani , Nard Tetaj janë disa nga emrat , që në kohët dhe në vitet
e fundit kanë nderuar shkollën me çmime në Olimpiadat kombëtare dhe
ndërkombëtare. Nëse do të vazhdohej me emra dhe me kontribute do të
dilte një listë e gjatë dhe e pafundme. Por nuk mund të lëmë pa
përmendur fakte të tilla që nderojnë dhe lartësojnë emrin e shkollës
Jordan Misja si :Rikard Larja ,Dhimitër Dhora , Filip Guraziu ,
Teodor Todhe , Skënder Zaimaj ,Zef Çuni , Fatmir Karagjozi , Alfred Çapaliku
,Kydrete Kozmaj ,Hysen Dedja , Ormir Rusi , Valbona Qehajaj , Romeo Gurakuqi ,Stefan Çapaliku , Nevila Tabaku , Lindita Dibra , Artan Kalaja , Nora Deda, Valbona Quku , Agron Lika , Julian Zef Deda , Lazarin Vila , Jozef
Sermi , Darko Fistani , Arjan Çuni etj , etj.Ndërkohë që ishin pikërisht nxënësit e Jordan Misjes të parët që sollën epokën e ndryshimeve demkratike në Shqipëri.

 Bashkëkohës me studentët e Dhjetorit nxënësit e kësaj
shkolle të parët ndër bashkëmoshatarët e tyre përkrahën kërkesat e
studentëve për pluralizëm politik dhe partiak tabu e kohës
dikatoriale e cila përjetonte grahmat dhe ditët e fundit të veta.
Janë të parët në të gjithë shkollat e mesme të Shqipërisë që duke
rrezikuar jo pak kërkojë të heqin protretin e Enver Hoxhës dhe të
Ramiz Alisë nga klasat e tyre ; të shpërbëjnë organizatën e BRPSH ,
që me 9 Dhjetor vetëm një ditë pas fillimit të lëvizjes të
studentëve në Tiranë , nxënësit e shkollës me anë të një peticioni
kërkojnë që të solidarizohen me lëvizjen e studentëve të UT. Adnand
Mehmeti dhe Volf Malshyti bëhen simbol i lëvizjes të re të iniciuar
nga kjo shkollë. Historia e lëvizjes antikomuniste dhe demokratike
të nxënësve të shkollës Jordan Misja nisi nga datat 7 dhe 8
Dhjetor 1990 e në vazhdim. Ajo mori përmasa historike me 2 Prill
1991, ku ishin nxënësit e kësaj shkolle të parët që demostruan e që
u ballafaquan me forcat e diktaturës. Në të katër anët e
Shqipërisë dhe nuk teprohet aspak po të thuhet se nxënësit e
Jordan Misjes janë të përhapur në të gjithë botën. Sot kontributi
i tyre është i pamatshëm. Qytetari i Parë i Shkodrës, ish kryetari i
Bashkisë zoti Ormir Rusi është një nga ish nxënësit e kësaj shkolle.

 

                 © Jordan Misja High School 2007#Kontakt#Login
#